Papa Françesku mban meshë në Arabinë Saudite

Papa Françesku mban meshë në Arabinë Saudite

Papa Françesku viziton Emiratet Arabe. Vizita dyditore e Papës konsiderohet historike. Gjatë qëndrimit në Gadishullin Arabik, Papa do të takohet me liderët myslimanë. Tema kryesore do të jetë promovimi i dialogut ndërfetar.

Papa e ka përshkruar këtë vizitë si një mundësi të re për të shkruar një faqe të re në historinë e marrëdhënieve mes feve.

Papa do të mbajë një meshë për rreth 135 mijë katolikë, një event ky i paprecedentë në vendin mysliman.

Rreth 2 milionë katolikë të huaj jetojnë në gadishullin arab, shumë prej të cilëve janë punëtorë emigrantë. Rreth gjysma e tyre jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Para se të nisej për në Abu Dabi, Papa Françesku është shprehur se po e ndiqte me shqetësim të madh krizën humanitare në Jemen dhe u kërkoi të gjitha palëve të zbatojnë një marrëveshje paqeje dhe të japin ndihmë për miliona njerëz që vuajnë nga uria në vendin e shkatërruar nga lufta.

"I bëj thirrje të gjitha palëve të përfshira dhe komunitetit ndërkombëtar që të nxisin respektimin e marrëveshjeve të arritura, të garantojnë shpërndarjen e ushqimit dhe të punojnë për të mirën e popullatës", i tha ai turmës. "I ftoj të gjithë të luten fort për vëllezërit tanë në Jemen".

Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Anëar Gargash, tha në Tëitter se mesazhi i Papës është i mirëpritur për Jemenin dhe beson se marrëveshja e paqes që ai i referohet ishte një përparim historik.

"Le të sigurojmë zbatimin e saj dhe të bëjmë 2019 vitin e paqes në Jemen", tha ai.

Emiratet e Bashkuara Arabe luajnë një rol të rëndësishëm në koalicionin e drejtuar nga Arabia Saudite kundër lëvizjes Houthi, të drejtuar nga Irani që kontrollon kryeqytetin e Jemenit. Në dhjetor, palët ndërluftuese ranë dakord për një armëpushim në bisedimet e para të mëdha të paqes të luftës gati katërvjeçare.

OKB po përpiqet të zbatojë një marrëveshje për armëpushimin dhe tërheqjen e trupave në portin e Hodeidah të Jemenit, i cili mund të jetë një hap drejt përfundimit të konfliktit.

Nuk është e qartë nëse Papa Françesku do ta ngrejë këtë çështje gjatë vizitës së tij.

Francis u përshëndet nga Princi i Kurorës i Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan, i cili e shoqëroi atë për të takuar Sheik Ahmed al-Tayeb, Imamin e Madh të xhamisë dhe universitetit Al-Azhar të Egjiptit, një vend kryesor i arsimit islam Sunni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy