Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, kërkoi anëtarësimin e Kosovës në KiE duke theksuar se është demokraci funksionale parlamentare me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejta themelore të njeriut.
Në seancën e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Bakoyannis përmendi tri çështje që i ka konsideruar më problematike për t’u zgjidhur, atë për Manastirin e Deçanit, shpronësimin dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Bakoyannis është shprehur optimiste se Asambleja do ta rekomandojë që Kosova të ftohet të bëhet anëtare dhe i ka bërë apel shteteve që e kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës, të qëndrojnë anash dhe të mos e shohin këtë si çështje të shtetësisë.
Që nga publikimi i raportit, kam pranuar kritika të ashpra madje sulme personale në kuptimin e asaj si e kam trajtuar këtë. Këto kritika janë bërë nga përfaqësuesit e shteteve anëtare që nuk e njohin Kosovën, por do dëshiroja kurajon që të jenë të sinqertë sepse kjo çështje nuk ka qenë asnjëherë se çfarë kushte t’i vendosen Kosovës. Kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë me kriteret e anëtarësimit, ata kundërshtojnë vetë idenë e shtetësisë së Kosovës. Do ishte më guximtare po të kishin vendosur të qëndronin anash. Raporti nuk paraqet raporte sa i përket shtetësisë.



