Dy aksidente me vdekje kanë ndodhur përgjatë orëve të fundit në dy zona të ndryshme. Kështu, një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Mize të Divjakës, kur dy të rinj, të cilët udhëtonin me një motoçikletë, janë përplasur me një automjet tip Benz. Rrugës për në spital ka humbur jetën, si pasojë e plagëve të marra, 25-vjeçari Ledio Sema, ndërsa shoku i tij është në gjendje të rëndë.
Nga hetimet paraprake mësohet se, shkak i aksidentit ka qenë hyrja e automjetit nga një rrugë dytësore në aksin e njohur si Pushimi i shoferit-Divjakë, ndërsa shoferi 32-vjeçar u ndalua nga policia.
Kurse rasti tjetër është regjistruar në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë, ku një 16-vjeçar është përplasur për vdekje. Policia ka bërë të ditur se 16-vjeçari me inicialet H.D është përplasur nga automjeti i drejtuar nga shtetasja Erila V. e cila është shoqëruar në polici. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.



