
Në Shkodër gazetari Erion Skëndaj teksa ka bërë një vëzhgim në zonat më problematike të qarkut në një lidhje me studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se uji është tërhequr dhe situata paraqitet disi më e përmirësuar se ajo e dy ditëve më parë.
Ai tha se kjo është një histori e cila përsëritet për çdo vit, ndërsa theksoi se liqeni konsiderohet si një minë me sahat nga banorët pasi dhe niveli i ujit aktualisht ka arritur më pak se 11 metër nga pika maksimale.
Sipas tij, dëmet e shkaktuara nga këto përmbytje janë shumë të mëdha, teksa banorët ende nuk kanë rikuperuar ato të një vitit më parë.
Ne jemi pozicionuar poshtë kalasë Rozafa për të parë situatën Ajasëm e cila është me ujë dhe ka vetëm 1 muaj që ka nisur restaurimi miliona euro dhe xhamia e plumbit pikë referimi për mijëra turistë ka materiale dhe mjete në ujë, ku miliona euro konsiderohen dëmet. Niveli i ujit ka pësuar një tërheqje, lagja Ajasëm, ka qenë totalisht nën ujë dy ditë më parë sot ka ende shtëpi që kanë prezencë uji në oborre por nga vëzhgimet situata sot paraqitet disi më e mirë, para dy ditësh niveli i ujit arrinte deri në 1.7 metra. Prezenca e ujit sa vjen dhe po pakësohet dhe nga treguesit e lumit Drin ai ka pësuar rënie, ndërsa liqeni ka pësuar rritje dhe konsiderohet si minë me sahat për banorët. Liqeni ka fryrje të konsiderueshme, vetëm rreth më pak se 1 metër nga pika maksimale e kuotës së tij. Shkodranët e konsiderojnë si një minë me sahat sepse është determinant në përmbytjet e Shkodrës. Lumi Drin dhe Kir kur bëhen bashkë e frenojnë Bunën dhe bëjnë që liqeni të mos shkarkojë dhe më pas vijnë përmbytjet.
Uji ka ardhur në mënyrë të menjëhershme në vetëm 15 minuta duke përmbytur 30 banesa, por përmbytjet aty janë sistematike në çdo vit, kjo ëhstë një histori e përsëritur. Më tej ajo shtoi se përmbytjet nuk janë pasojë e shirave, por banorët besojnë se ka pasur hapje të portave të ujit në mënyrë maksimale.
Ata shprehen se të paktën 4 mijë e mos më shumë metra kub ujë ka sjell hapja e portave dhe këto përmbytje në zonat e Nënshkodrës. Hapje të portave me dyfish uji nga sa deklaron qeveria. Banorët thonë se ata nuk arrijnë dot të rikuperojnë dëmet e një viti më parë dhe tani u shtohen dhe këto të këtij viti. Vijnë deputete, gazetarët, vijnë të gjithë por ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare dhe historia përsëritet.



