Shpronësim absurd tek Amfiteatri i Durrësit. Denoncimi i banorëve për projektin TID (VIDEO)

Shpronësim absurd tek Amfiteatri i Durrësit. Denoncimi i banorëve për projektin TID (VIDEO)

Në redaksinë e emisionit Xhadat janë ankuar disa qytetarë të qytetit të Durrësit. Të cilët ankohen për projektin TID të propozuar nga bashkia, për shpronësimin e 74 banesave në lagjen më të vjetër të qytetit, pranë kalasë dhe amfiteatrit. Ata shprehen se me këtë projekt ata dalin në rrugë pas shpronësimit nga ana e bashkisë, sepse edhe me shumën e parave që kërkon bashkia t’u ofrojë, sipas tyre është qesharake dhe nuk blen dot asnjë garsoniere. Ata shprehen se bashkia po i shpronëson nga prona e tyre ku kanë jetuar me breza me radhë, për arsyen e ndërtimit të lulishteve, gjë e cila sipas banorëve, bashkia e quan interes publik. Një banor u shpreh se për shtëpinë e tij nuk e kishte me legalizim, që sipas tij ka pritur vite me radhë për ta marrë, tani me projektin TID ai thotë e toka i kalon shtetit dhe unë dalë në rrugë me nënën e tij, të cilën e ka 90-vjeçe, edhe pse nëna ka 60 vite në atë shtëpi dhe ai vetë 45 vite. Një tjetër banor i cili jetonte jashtë shtetit dhe kishte banesën që do të shpronësohej nga bashkia u shpreh me ironi duke thënë që vetë Edi Rama na tha neve të diasporës ejani investoni në Shqipëri, tani unë vijë këtu dhe Edi Rama na merr shtëpinë që kam ndërtuar për vite me radhë me punë në emigracion.

 

Arkitektja dhe urbanistja Entela Koja, shpjegon këtë projekt, i cili sipas saj ka shumë mostransparencë se çfarë shtresëzimi do të ruhet në këtë projekt në lidhje me vlerat e trashëgimisë kulturore. Ajo shprehet se këto projekte të tilla konsultohen më parë me arkeologë, studiues, qytetarë autokton të qytetit, biznese apo me ekspertë të fushës. Gjithashtu ajo shprehet se në këtë projekt ka gafa të tjera me selektimin e banesave të papërcaktuara mirë arsyet. Çmimi i shpronësimit 170 euro/m.

 

Erjon Almeta, shprehet se çmimet për blerjen e një banese kanë pasur rritje, sidomos vitet e fundit. Ai thotë se ato variojnë nga 1500-2000 euro m2 dhe në zonat bregdetare padyshim që më shumë, por zona pranë amfiteatrit Durrës, e cila sipas tij është zonë elitë varion deri në 2000 euro m2.

 

Banori tregon se si në lulishten ku pushonin dikur sot është ndërtuar një pallat. Këtë fat mund të kenë edhe këto “lulishtet” tek Amfiteatri:

 

Iu drejtuam bashkisë së Durrësit për të diskutuar rreth këtij projekti me kryetaren Emiriana Sako, por ishte e pamundur sepse kjo bashki qëndron kaq e blinduar saqë Xhadave iu deshën 10 minuta të debatojnë me rojën e derës, i cili me një gjuhë arrogante, shpeshherë duke i shtyrë dhe me forcë, duke thënë mos më detyro të dal nga vetja! Pas 10 minutash, në bashki vjen policia bashkiake me disa punonjës të cilët rrethuan bashkinë dhe ngjitjen e shkallëve për të shkuar tek zyra kryetares, dhe nuk i lanë të futeshin. Ekipi i Xhadave iu drejtua informacionit dhe kërkuan intervistë me z. Emiriana, por nuk iu dha përgjigje nëse do e takonin. Më pas iu drejtuan bashkisë dhe policia sërish nuk i lejojë, madje u sollën dhe me gjuhë agresive.

Xhadat shkuan te ministria e Kulturës, për të diskutuar me ndonjë nga punonjësit për projektin TID në Durrës, por recepsionistja tha se s’kishin ende zyra, laptopa, kompjuterë. Se për shkak se Ministria Kulturës ka qenë në qendër dhe ka ardhur këtu në kinostudio. 

 

Por Xhadat i thanë: ju nuk jeni në punë tani, jo në punë jemi tha zonja. Punonjësit janë, por nuk kanë kompjuterë mor bir, - tha ajo. Shikoje jemi rrëmujë, u shpreh ajo. Gjithë janë nëpër zyra.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy