Uji i detit të Floridës ka tejkaluar temperaturat prej 37.8 gradë celcius ditët e fundit, duke e bërë atë potencialisht më të nxehtin e matur ndonjëherë. Temperatura më e lartë e sipërfaqes së oqeanit e regjistruar ndonjëherë, edhe pse jozyrtarisht, ishte 37.6 gradë celcius, në Gjirin e Kuvajtit në vitin 2020. Ujërat e ngrohta kërcënojnë jetën detare dhe ekosistemet e oqeanit si shkëmbinjtë koralorë. Shkencëtarët kanë vëzhguar zbardhjen dhe madje vdekjen në disa nga shkëmbinj nënujorë më elastikë të Florida Keys, shtëpia e miliona algave dhe organizmave të tjerë të vegjël. Zbardhja e shkëmbinjve ndodh kur koralet nxjerrin algat, humbasin ngjyrën e tyre të gjallë dhe dobësohen pasi temperaturat e ujit tejkalojnë afërsisht 35 gradë. Ngjarje të tilla mund të çojnë në vdekje. “Koralet janë të zbehta, duket sikur ngjyra po mbaron,” tha Katey Lesneski, një koordinatore kërkimore dhe monitorimi me Administratën Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës. Piku i zbardhjes zakonisht ndodh në fund të gushtit ose shtatorit, por ekspertët thonë se kjo po ndodh shumë më shpejt se sa pritej këtë vit pasi temperaturat e ujit rriten, raporton BBC. Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës gjatë kësaj jave ngriti sistemin e saj të paralajmërimit për zbardhjen e koraleve në nivelin 2, niveli më i lartë i stresit të nxehtësisë. Temperatura e ujit, është njëlloj si një vaskë e nxehtë, ku prodhuesit e tyre rekomandojnë temperaturat 37-40 gradë celcius. Ujërat po aq të ngrohtë sa ato aktualisht në Florida përbëjnë një kërcënim për peshkatarët dhe të tjerët, mjetet e jetesës së të cilëve mund të jenë të lidhura me ujin, me efekte të dëmshme për furnizimin me ushqim njerëzor.



