Buxhuku: Qeveria t’u garantonte fermerëve shitjen e grurit, Shqipërisë i duhet rezerva strategjike

Buxhuku: Qeveria t’u garantonte fermerëve shitjen e grurit, Shqipërisë i duhet rezerva strategjike

Administratori i Konfindustrias Gjergj Buxhuku deklaroi në “MCN Economy” se qeveria duhej që jo vetëm të subvenciononte fermerët për mbjelljen e grurit, por të garantonte shitjen e produktit.

Buxhuku theksoi se Shqipëria duhet të sigurojë rezervën strategjike të grurit, duke shtuar se vendi ynë i ka plotësuar nevojat për drithëra edhe kur ishte 4 milionë banorë.

Është hera e parë që qeveria subvencionon grurin.  Gruri është i domosdoshëm, një produkt strategjik. Me mungesën e bukës mund të kemi problematika të mëdha deri në rendin kushtetues. Si hap i parë është pozitiv, pastaj mënyra e ekzekutimit...Faktin që momenti kur qeveria të subvenciononte mund të ishte më e sofistikuar, të bënte një goditje të dyanshme, jo vetëm të subvenciononte por edhe të garantonte blerjen e produktit final. Mbase skema duhet ë ishte parë në dy këndvështrime. Do ishte më efektive që qeveria t’i garantonte fermerët që vitin tjetër do t’ia blinte. Vendet normale kanë rezervë strategjike për karburantin, por edhe ushqimet. Vjen një moment që gruri duhet siguruar me çfarëdo lloj çmimi. Jo thjesht subvencionim, me gjithë këto problematika shkresore. Praktikisht në këtë rast mbase duhej përdorur skema e garantimit të shitjes. Kjo është një paralajmërim i madh që Shqipëria duhet të sigurojë rezervën strategjike të grurit. Shqipëria e ka plotësuar nevojën për drithëra edhe në kushtet që kemi qenë 4 milionë, ndërkohë që nuk jemi 2,6 apo 2,7 milionë”.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy