Fronëzohet Papa Leone i XIV: Të ecim në rrugën e dashurisë së Zotit

Fronëzohet Papa Leone i XIV: Të ecim në rrugën e dashurisë së Zotit

Në Meshën e parë që shënon edhe fillimin e shërbesës së tij papnore këtë të dielë të pestë të Pashkëve, Papa Leoni i 14, bëri thirrje për unitet dhe dashuri, si përgjigje ndaj "plagëve të panumërta të shkaktuara nga urrejtja, dhuna, paragjykimet dhe frika e atyre që janë të ndryshëm".

Duke iu drejtuar mijëra besimtarëve që ishin në shesh papa theksoi se qëllimi kryesor i Kishës Katolike duhet të jetë arritja e paqes, si dhe rëndësia e afërsisë me "Kishat e krishtera simotra".

“Ju përshëndes me një zemër plot mirënjohje. Le të ecim të gjithë, si vëllezër, drejt Zotit dhe të duam njëri-tjetrin. U zgjodha pa asnjë meritë e, me frikë e duke u dridhur, vij tek ju si vëlla që dëshiron të jetë shërbëtor i fesë dhe i gëzimit tuaj, duke ecur me ju në rrugën e dashurisë së Zotit, i cili na dëshiron të gjithëve të bashkuar në një familje e vetme”

Të pranishëm në ceremoninë e fronëzimit të Papa leonit ishin personalitete të ndryshme, përfshirë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy