
Moti në të gjithë Shqipërinë mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshme vranësirat në veri – verilindje. Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat shtohen në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë rritjen me 2- 3 °C në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 6 në 24°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 4 ballë.



