
Në 24 orët e fundit në Itali janë rregjistruar 17.938 raste të reja të koronavirusit nga 152.697 teste të kryera gjithsej. Në këtë mënyrë numri i të prekurve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1.843.712.
Në karahasim me një ditë më parë ka pothuajse 2 mijë raste të reja më pak, por gjithashtu edhe 44 mijë teste më pak.
Lajmi i mirë është se në karahasim me të shtunën është ulur ndjeshëm edhe numri i vdekjeve. Sot janë shënuar 484 viktima kundrejt 649 të një dite më parë.
Rajonet me numrin më të lartë të rasteve të reja të regjistruara janë Veneto (+4092), Lombardia (+2335), Emilia-Romagna (+1940) dhe Lazio (+1339).



