Rriten tensionet, avionët turq "ngacmojnë" helikopterin e kryeministrit grek, reagon Tsipras

Rriten tensionet, avionët turq "ngacmojnë" helikopterin e kryeministrit grek, reagon Tsipras

Tensionet vazhdojnë të jenë në rritje midis Turqisë dhe Greqisë. 

Por ngjarja e fundit ka marrë një kthesë alarmuese kur dy avionë luftarakë turq "ngacmuan" një helikopter që në bordin e tij ishte kryeministri grek Alexis Tsipras dhe shefi i Forcave të Armatosura Evangelos Apostolakis.

Helikopteri fluturonte në një lartësi prej 1.500 metra kur një avion luftarak turk thuhet se iu afrua dhe i kërkoi pilotit grek të jepte detajet e fluturimit.

Por dy pilotët e helikopterit “Chinook” i injoruan dhe më pas njoftuan kryeministrin dhe thirri forcat ajrore greke, të cilat dërguan dy avionë luftarakë. Pas arritjes së tyre, avionët turq u tërhoqën, raporton tovima.gri.

Tsipras nga Kastelorizo: Greqia nuk kërcënon askënd, por nuk ka frikë nga askush

Kryeministri grek reagoi sot, duke deklaruar se nuk do të negocionte për asnjë centimetër tokë me Turqinë.

"Nuk do të pranojmë të negociojmë as për një centimetër të vetëm të vendit tonë. Ky vend është një vend ku ata që kanë jetuar gjatë shekujve dinë si ta mbrojnë atë”, tha Tsipras.

Më tej kreu i qeverisë turke i dërgoi një mesazh bashkëpunimi dhe vendosmërie Ankarasë.

"Me Greqinë, nuk mund të luajnë," nënvizoi ai dhe shpjegoi se "vendi ynë mbron vlerat e përjetshme dhe do ta bëjë atë në çdo mënyrë, nëse është e nevojshme".

Marrëdhëniet turko-greke janë në një situat aspak pozitive me kërcënimet e vazhdueshme që Ankaraja ndërmer në ujrat teritoriale greke.

Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhjetorin e kaluar duke kërkuar "rishikimin" e Traktatit të Lozanës të vitit 1923, i cili përcakton kufijtë e dy shteteve, por kjo gjë është hedhur pasht nga Athina.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy