Një zjarr ka rënë këtë mesditë në afërsi të fshatit Vithkuq, në Korçë, ku janë përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe pisha.
Burime për MCN Bëjnë me dije se zjarri ka rënë në afërsi të Manastirit të Shën Pjetrit, duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe këtë monument kulture.
Ndërkohë, nga Korça janë nisur një zjarrfikëse dhe punonjës të ndërmarrjes publike për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.



