Vorpsi: Ligji 7501 e ka nxitur korrupsionin, shteti synon të vlerësojë me çmime sa më të ulta pronat e shqiptarëve  (VIDEO)

Vorpsi: Ligji 7501 e ka nxitur korrupsionin, shteti synon të vlerësojë me çmime sa më të ulta pronat e shqiptarëve (VIDEO)

Kreu i Shoqatës për Pronësi dhe Drejtësi, Myrshit Vorpsi ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në MCN Tv për të folur për procesin dhe ligjin për kompensimin e ish-pronarëve. Vorpsi tha se ligji 7501 e ka nxitur korrupsionin.

Nqs do flasim për korrupsion përgjegjësia ngelet te politika dhe jo te personat konkretë që kush ka bërë do marrë atë që i takon. Një legjistlacion për pronat e ka nxitur korrupsionin si ligji 7501.

Tek e fundit është një përgjegjësi individuale. Kjo nuk mund të shërbeje si një alibi për atë që quhet si proces i kompensimit të pronarëve. Në atë stad që ishim në 2016 në atë gjendje jemi edhe sot. Kanë kaluar 7 vjet dhe ky ligj e ka afatin në 2025 që mbyllet afati 10 vjecar. Deri në 2025 duhet të përfundojë perocesi i kompensimit. Jemi në një situatë më tepër se paradoksale. Duket sikur jemi në fillimin e kësaj pune. Nganjëherë po të flasim me shifra bëhemi më të besueshëm. Nga 1994 deri në vitin 2013 janë dhënë 53 mijë vendime për kthimin dhe kompensimin e pronave, nëpërmjet këtyre vendimeve i janë kthyer pronarëve 2900 hektarë tokë truall dhe 79 mije hektarë tokë bujqësore. Ka pasur një faturë për t’iu kompensuar rreth 28 200 vendime dhe 7 200 hektarë tokë truall dhe 66 mije hektarë tokë bujqësore.

Pra 133 hoqi elementin e metrave katrorë dhe futi elementin e detyrimit të shtetit për të kompensuar pronarët. Agjensia ka bërë një vlerësim.

10 mijë e ca vendime janë vendime që sipas Strazburgut do i rikthehen dhe një herë shqyrtimiT dhe pronarët do marrin 10% të vlerës aktuale të pronës.

Nqs do i referohemi ligjit që kemi në dore shtetit shqiptar ka vënë 50 miliardë lekë për një periudhë 10 vjecare. Kjo është një situatë, patjetër tejet e vështirë për pronarët në rallë të parë, duke pasur parasysh dhe fakti që janë 10 mijë dosje të tjera të pamarra në shqyrtim nga Agjencia e Trajtimit të Pronës. Për këto 10 mijë dosje kërkesat janë për kompensimin e 144 mijë hektarëve tokë bujqësore dhe 5 mijë hektarë tokë. Ligjvënësi nuk i trajtoi këto dosje dhe në mars të 2019 i tha pronarëve merrni dosjet dhe shkoni në gjyqe. Përballë kësaj situate të thuash që dola u bë kjo punë më duket se shteti nuk ka bërë punën e vet.

Vorpsi tha se që nga 2016 nuk është bërë rishikimi i vlerës së pronës pasi shteti shqiptar ka qëllim të vlerësojë me çmime sa më të ulta pronat e shtetasve shqiptarë.

Vëtë Agjencia e Trajtimit të Pronës ka pranuar qëe 2016-2018 ka kompensuar rreth 390 hektarë otokë bujqësore, e ka përdor për kompensim fizik, kanë kapur një shumë 970 milionë lekë. Kanë kompenusar me një cmimim 2200 lekë për metër katrorëi. Si ka mundëksi që këto sipërfaqe tokësore që kanë këto vlera të kompensohen me çmime qesharake. Ligjvenësi ka pasur detyrimin të bënte rishikimin e hartës së vlerës po nga 2016 kjo hartë vlerë nuk ndryshon. Është e kjo hartë vlere se shteti shqiptare të vlerëesojë me çmime sa më të ulta pronat e shtetsave shqiptarë.

Vorpsi theksoi se shtetit shqiptar ka luajtuar me pronarët shqiptarë dhe vijon të luajë. Ai tha se zgjidhja e vetme për shqiptarët janë proceset gjyqsore.

Jemi në fillim të këtij procesi. Shteti shqiptar ka luajtur me pronarët vazhdon të luajë. Fatkeqësisht ka iku një brez që priste kompensimin, kanë kaluar 30 vjet. Duket qartazi që jemi në fillimet e një procesi që nuk mbyllet dhe asnjë nuk e di kur mbyllet. Nëse thashe i mbaron afati pas 3 vitesh të siguroj që kur të kalojë në parlament, ka qëllim të ulë këtë vlerë. Nuk është më problemi i një apo dy trajtuesve të agjensisë, është vetë sistemi vetë ligjvënësi që ka parashikuar një gjë të tillë.

Ligji në vetvete ka qenë i tillë që t’i bente presion pronarëve nga 2016 deri tani, merrni 20% të shumës që iu jap unë se sdo jap më. Ligji e ka krijuar këtë hapësirë.

Agjencia e Trajtimit të pronës ka thëbë që kanë qenë 1800 cështje q ë opronarët kishin em agjencinë. Sot përt pronarët shqiptarë nuk ka rrugë vec asaj të sistemi gjyqësor, është rrugë e lodhshme, përballë një shteti që qëllimi kryesor është të mops japë asgjë ose 20% dhe ti të japësh me deklarët 80% . Skema I penalizon pronarët. Se do hiqet kjo drejtoreshë, nuk e zgjidh problemin. Agjencia e trajtimit të Pronave është agjenci pagash, mbron interesat e shtetit shqiptar dhe të shprëndaj ato fonde që i jep shteti shqiptar, fonde me pakicë.

Është e patrajtuar një grope e zezë shumë e madhe si legalizimit. Sot nuk ka dalë në skenë po do dalë në një të ardhme të afërt. Ka qenë një lidgj që ka favorizuar vjedhjen e pronave dhe krijimine  një fature të jashtzakonshme në kuadër të legalizime. Kanë dalë 63 vendime të KM të kthimit të pronave të pronarëve që kanë kompenusar pronarëve një sipërfaqe vetëm 250 ha.

Shteti bën  propagandë elektorale , me certifikatat e legalizimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy