Dhuna në Maqedoni, Rama nxjerr blof Gruevskin: Pranoi platformën shqiptare dhe refuzimi i saj erdhi kur Ahmeti shkoi në koalicion me Zaev

Dhuna në Maqedoni, Rama nxjerr blof Gruevskin: Pranoi platformën shqiptare dhe refuzimi i saj erdhi kur Ahmeti shkoi në koalicion me Zaev

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë për trazirat në Maqedoni.

Rama ka thënë se shqiptarët duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

Kreu i qeverisë tha në “Top Story” se Gruevski e pranoi platformën shqiptare dhe se refuzimi i saj tani që Ahmeti shkoi në koalicion me Zaev është hipokrizi.

“Një bllokim krejtësisht i pakuptueshëm në Maqedoni i një procesi politik. Ajo që dua të them me këmbëngulje është që shqiptarët në Maqedoni duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve. Duhet të jenë shembulli se si ne të gjithë si shqiptarë, nuk duam fundin, por stabilitetin dhe demokratizimin e Maqedonisë, ku shqiptarët të jenë me të drejta të barabarta me maqedonasit. Është vërtet dramatike. Është një moment ku realisht duhet qetësi”, tha Rama.

Ja çfarë thotë për Gruevskin 

“Me vjen keq që u ngrit një strategji dritshkurtër politike duke vënë shqiptarët në shenjestër dhe duke bërë sebep platformën e ashtuquajtur të Tiranës. E vërteta është se Gruevski e ka pranuar platformën shqiptare dhe e refuzoi vetem kur Ahmeti arriti marreveshjen me Zaev”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy