Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest në burg' për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Meta ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024.
Ai kërkoi një masë më të butë sigurie, por u rrëzua sot nga trupa e Gjykatës së Lartë.
Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.



