“Këtu po ju gënjejnë!” Protesta në studion e lajmeve të televizionit rus

“Këtu po ju gënjejnë!” Protesta në studion e lajmeve të televizionit rus

Një grua me një tabelë në duar kundër luftës, u shfaq gjatë një edicioni lajmesh në mbrëmje në televizionin rus, Channel 1, të kontrolluar nga shteti.

Në tabelën e dukshme pas prezantueses, shkruhej “Jo luftë, fund luftës, mos i beso propagandës, këtu po ju gënjejnë”.

Gruaja është Marina Ovsyannikova, e cila punon si redaktore në kanal dhe me tabelën në duar, shfaqi nota proteste kundër luftës në Ukrainë.

Zëri i saj mund të dëgjohej gjatë transmetimit duke thënë “Jo luftës! Ndalo luftën!”, përpara se drejtori i programit të fuste një raport lajmesh të regjistruar.

Para protestës Ovsyannikova regjistroi një video në të cilën ajo i quajti ngjarjet në Ukrainë “krim” dhe tha se i vinte turp të punonte për atë që ajo e quajti propagandë e Kremlinit.

Lajmet televizive ruse kontrollohen fort nga Kremlini dhe pasqyrojnë vetëm versionin rus të ngjarjeve në Ukrainë. Pas protestës së saj Ovsyannikova, u arrestua.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy