Hoyt Brian Yee, ambasadori i ri amerikan në Shkup

Hoyt Brian Yee, ambasadori i ri amerikan në Shkup

Hoyt Brian Yee, zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë do të jetë nga viti i ardhshëm, ambasadori amerikan në Maqedoni.

Mediet maqedonase citojnë burime nga Departamenti i Shtetit, sipas të cilave, Hoyt Brian Yee do të zëvendësojë ambasadorin aktual të Shteteve të Bashkuara, Jess Baily, që e mban këtë pozicion që nga dhjetori i vitit 2014.

Hoyt Yee është një diplomat me eksperiencë dhe ekspert për Ballkanin, që e ka filluar karrierën e tij në vitet ’90, përkrah atij që njihet si diplomati “buldozier”, Ricard Hollbrook.

Dërgimi i Hoyt Brian Yee në Maqedoni vlerësohet si një konfirmim i angazhimit të shtuar të Uashingtonit në Ballkan, kryesisht për shkak të përpjekjeve të Moskës për të imponuar ndikimin e saj në rajon.

Sidoqoftë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për emërimin e Yee dhe zëvendësuesin e tij në Departamentin amerikan të Shtetit.

Kandidatë të mundshëm për zëvendësimin e tij përmenden Jonathan Moore, aktualisht shef i Misionit të OSBE-së në Bosnje-Hercegovinë dhe drejtor i Zyrës së Çështjeve të Europës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, por edhe Condolezza Rice, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit dhe këshilltarja për Sigurinë Kombëtare e dy presidentëve amerikanë, e që është përmendur edhe si e dërguar speciale e presidentit Donald Trump për Ballkanin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy