
Bujar Muço, nënkryetar i shoqatës së biznesit të vogël tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Economy se biznesi i vogël dhe i mesëm nuk është diktues i fitimit.
Sipas Muços, norma e fitimit dhe rritja e kompanive të mëdha të bën të mendosh që ka pasur abuzime në kurriz të biznesit të vogël dhe konsumatorëve.
Ne si biznes i mesëm dhe i vogël nuk jemi diktues të fitimit, diktues janë kompanitë e mëdha, eksportuesit apo prodhuesit që ne na imponojmë sa mundet të fitojmë.
Biznesi i vogël ka qenë gjithmonë në atë normën minimale të fitimit për të mbajtur të punësuar apo vetëpunësuar që ka sot në biznesit shqiptar.
Sot në 34 vjet që ne si shqiptarë operojmë në ekonominë e tregut, unë nuk jam xheloz, se kompanitë e mëdha duhen se pa to nuk do të ketë as zhvillim, as biznes të vogël, por normat e fitimit dhe rritja e këtyre kompanive të mëdha i shoh me skepticizëm sepse nuk është e mundur që në një treg prej 34 vitesh sot kompanitë e mëdha të kenë këto asete, aksione ekonomike që janë të pamundura me çfarëdo lloj norme fitime t’i shumëzosh. Lind të mendoj se ka pasur abuzime të mëdha në kurriz të biznesit të vogël, në kurriz të konsumatorëve dhe qytetarëve.



