Kodhima: Numri i studentëve që studiojnë art është i ulët, problematikat mbeten te Ministria e Arsimit

Kodhima: Numri i studentëve që studiojnë art është i ulët, problematikat mbeten te Ministria e Arsimit

Pedagogu i instrumentit te kornos, Ilir Kodhima i ftuar në studion e “Zgjohu me MCN” ka folur për këtë instrument të veçantë dhe mungesën e tij për studentët. Nisur nga kjo, Kodhima ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi për mbledhjen e fondeve në ndihmë të studentëve të muzikës.

Ai tha se mbështetja ka qenë e madhe por në vlerë monetare e ulët. Sipas tj, nisma vazhdon dhe ai shpreson që të sigurojë të paktën 6-7 instrumente të kornos sepse ajo do të rriste dhe nivelin e studentëve.

Në 99% të rasteve pyesin për kornon si instrument, është një nga më të përdorurit në orkestrat simfonike. Artistët që kanë krijuar themelet e arit në Shqipëri kanë ardhur nga themelet e tunxhit. Këto instrumente duken si të veçantë, por nuk janë dhe kaq të radhë, janë shumë të përdorshëm qoftë dhe në filmat që shohim në kolonat zanore ka korno. Aktualisht kemi studentë të kornos dhe mendoj se ky vit të paktën, ka një nivel shumë të mirë dhe pse kushtet nuk i kanë të gjitha. Në kohën time si student kam qenë i vetmi në një dekadë që studioja korno. Mendoj se për shumë pak kohë këta studentë që janë tani do mund të na përfaqësojnë në skenat e teatrit, apo orkestrës së radio televizionit.

Ndërsa lidhur nismën për të mbledhur fonde për nxënës që se kanë mundësinë të kenë kornon si instrument në shtëpi, Kodhima tha se kjo është një nismë krejtësisht personale e tij dhe duke parë se korno është një instrument specifik dhe ka problematikë për ti pajisur studentët me instrumentet përkatës.

Numri i studentëve që kërkojnë të studiojnë art ka një rënie të caktuar dhe kjo vjen dhe për shkak të emigrimit por mbetemi tek ajo se sa politikat e shtetit i mbulojnë problematikat e muzikantëve. Kur unë kam qenë student në vitin 2000-2004 nuk ka pasur fare instrument, as tani nuk ka. Korno kërkon një punë të vështirë por në momentin që merr hapat përfshihesh më së miri. Reagimi për nismën ka qenë shumë i mirë, me like dhe komente, por në vlerë monetare shumë e ulet, 34 mijë lekë. Problematikat mendoj se mbeten te ministria e arsimit dhe jo te drejtoritë e shkollave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy