
Një tërmet i fortë, me magnitudë 5.1, u regjistrua në brigjet e Kalabrisë në orën 5:53 të mëngjesit të sotëm.
Dridhjet u ndjenë në Reggio Calabria, si dhe në Messina dhe zona të tjera të Siçilisë dhe Kalabrisë.
Epiqendra, sipas faqes së internetit të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, ishte në det të hapur pranë bregdetit Jon në një thellësi prej 65 kilometrash.




