Eksperti kontabël Igli Zepishta, për hyrjen në fuqi prej 1 janarit të taksimit të ri i profesioneve të lira, thotë se është një ligj diskriminues.
Në emisionin “MCN Economy” ai deklaroi se ligji i ri u bë për shkak të nevojës së qeverisë për para dhe se qeveria ka bërë kalkulimet e veta, pasi i duhet të furnizonte buxhetin me para.

Në rastin më të mirë presim të arkëtojë 75 milionë euro në buxhet, se vazhdimisht buxheti nga biznesi i vogël të ardhurat i ka pasur të papërfillshme.
Unë nuk e konsideroj një shifër të vogël. Biznesi i vogël nuk do të ketë më tatim, por çdo individ do të taksohet mbi të ardhurat personale, edhe ligji është në një farë mënyre përafrim me ligjet e BE.
Modeli është përshtatur me Shqipërinë, por ky ligj nuk është i drejtë, nuk është i barabartë, por diskriminues.
Çdo individ duhet të taksohet me të ardhurat personale, sa fiton, të paguajë.
Ndoshta një profesionist i lirë mund të ketë të ardhura më pak se një bar kafe, pse ky duhet të paguajë dhe ai nuk mund të paguajë.
Është i pastudiuar dhe në Gjykatën Kushtetuese doli që është i pastudiuar, e kanë bërë siç kanë dashur, por ky ligj nuk ka kaluar në Komisionin e Ligjeve, por vetëm në Komisionin e Ekonomisë.
Më datë 25 jepet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ligji është diskriminues, qëllimi i qeverisë është të mbledhë disa para, pa menduar se si do i mbledhë ato para.
Kush quhët profesionist i lirë? Ka një ligj që i kategorizon? Siç e kanë marrë ligjin për veprimtarinë ekonomike, e kanë shprehur hapur.
Nuk ka pasur analizë dhe studim para se të bëhej ligji, se sa është xhiro, cilat do të jenë efektet më mbas.
Nuk bëhet se ne kemi nevojë për para dhe ne i mbledhim, se kjo mund të bëhet precedent në vijim për qeverinë.
Shkëput dhe një pjesë tjetër nga biznesi dhe u thotë se ju do tatoheni.
Kujtojmë se sipas mënyrës së re të taksimit, 15% tatim paguajnë ata që fitojnë deri në 14 milionë lekë dhe 23% për xhiron subjektet që fitojnë mbi 14 milionë lekë në vit.
Tre ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqatave të profesioneve të lira për pezullimin e dispozitave të reja të ligjit.



