
Një zjarr i madh përfshiu një zonë historike në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, duke vrarë të paktën 80 vetë.
Zjarri shpërtheu gjatë natës në një ndërtesë të banuar, që kishte materiale të djegshme të depozituara në katet e poshtme të ndërtesës.
Nga ana tjetër autoritetet e Bangladeshit kanë premtuar që të bllokojnë fabrikat e paligjshme kimike dhe ti ngrenë jashtë kryeqytetit, Dhaka, pasi ata përballen me pyetje rreth zjarri masiv që vrau të paktën 80 vetë dhe plagosi dhjetra të tjerë.
Qeveria kombëtare e udhëhequr nga Sheik Hasina ka urdhëruar që të mbyllen të gjitha fabrikat kimike në labirintet e qytetit të vjetër, diçka që qeveria lokale kishte premtuar ta bënte pas një zjarri në zonën e vjetër nëntë vjet më parë që i mori jetën më shumë se 120 personave.
Qeveria njoftoi se në qytetin e vjetër ka rreth 1000 fabrika kimike, 850 prej të cilave janë të paligjshme, sipas grupit ambientalist të Bangladeshit, shkruan Guardian.
Pjesëtarët që ishin të pranishëm në një dasëm mendohet se janë disa nga viktimat. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi ndezjen e zjarrit.
Flakët nisën në orën lokale 23:40, ndërsa shumë banorë po flinin gjumë.
Zjarri nisi në një depo kimike në katin përdhesë dhe më pas përfshiu tre ndërtesa të tjera, thonë zyrtarët.
Shumë njerëz mbetën të bllokuar dhe nuk ishin në gjendje të shpëtonin nga flakët.
Dëshmitarët dhe policia thanë se shpërthimet e gazit ndihmuan në nxitjen e përhapjes së flakëve.
Zona shekullore Chawkbazar ka rrugë të ngushta dhe ndërtesa shumë afër njëra-tjetrës.
Disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike nga plagët e marra, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se numri i viktimave pritet të rritet ndërsa kërkimi vazhdon nëpër ndërtesat e dëmtuara.
Vetëm një javë më parë, autoritetet njoftuan një fushatë për të identifikuar biznesin kimik të paligjshëm në lagjene e vjetër të Dhakës. Fushatat e ngjashme janë kryer në të kaluarën, por asnjë prej tyre nuk ishte e suksesshme.
Mungesa e rregullave të sigurisë u theksua në vitin 2013 kur vdiqën më shumë se 1,100 njerëz dhe mijëra u plagosën kur u shembën ndërtesat e veshjeve në Dhaka.
Dhaka ka një popullsi prej më shumë se 18 milion banorësh me rreth 3.5 milion banorë në lagjet e varfra, sipas Bankës Botërore dhe është një nga qytetet më të populluara në botë.
Zjarret e mëdha në ndërtesa janë relativisht të zakonshme në Bangladeshin e dendur dhe të populluar, për shkak të rregullave të sigurisë të dobët dhe kushteve të këqija. Qindra njerëz janë vrarë gjatë viteve të fundit.
Të dielën, një zjarr në një lagje të varfër në qytetin bregdetar të Chittagongvrau vrau të paktën nëntë vetë.



