Emilio Çika, profesor i marrëdhënie ndërkombëtare ka komentuar në ‘MCN Live’ protestat e studentëve në Serbi për të cilat u shpreh se ato tregojnë kulturën politike të qytetarëve serb.
Ai tha se rinia shqiptare duhet të marrë shembull nga ajo serbe, pasi tubimet në vendin tonë zhvillohen vetëm për interesat politike.
Ato që po ndodhin në serbi tregojnë diferencën e kulturës politike mes dy vendeve, kulturën politike të popullit dhe asaj që është aktivizimi civil i qytetarëve.
Rinia është në ballë të zhvillimeve politike, shihet dhe nga ikonat kur flasim për mijëra të rinj që kanë ndërmarrë një aksion civil dhe politik ndaj klasave politike.
Nëse mund të bjerë Vuçiç është një mesazh që mund të jetë lexuar nga qeveria dhe çojnë në atë që është përkthimi i këtij aktivizimi politik, por në fund është vota ajo që do përkthejë nëse do shkojnë apo jo në zgjedhje.
Aktivizimi social dhe politik qytetar është shembulli që duhet marrë dhe që duhet të ketë dhe vendi ynë, rinia jonë që për 30 vite qytetarët shqiptarë nuk i sheh në rrugë përveç tubimeve politike dhe shumë rrallë për të drejtat e tyre qytetare. Ky është një shembull që duhet marrë.



