Nikoliç: I plotësojmë të gjitha kushtet e dialogut, veç njohjes së Kosovës

Nikoliç: I plotësojmë të gjitha kushtet e dialogut, veç njohjes së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, gjatë një takimi me ministren bjelloruse të Informacionit, Lilija Ananiç, ka thënë se Serbia është e gatshme të plotësojë të gjitha kushtet që dalin nga dialogu me Kosovën, përveç njohjes së pavarësisë së saj.

Veç tjerash, Nikoliç ka thënë se Serbia është në rrugë drejt BE-së dhe se asnjëherë nuk do t’i vinte sanksione Rusisë.

“Serbia qeveris me vendin në bazë të standardeve më të fundit dhe është me rëndësi që t’i plotësojë të gjitha kushtet që dalin nga dialogu [me Kosovën] përderisa nuk kërkohet nga ne që ta njohim pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Nikoliç, transmeton Koha.net.

“Ne asnjëherë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe nuk mund t’i vëmë sanksione Rusisë. Nuk dëshirojmë të marrim anë kur grinden miqtë tanë, sepse në këtë rast do të humbnim njërin mik, dhe tjetrin nuk do ta fitonim”, ka theksuar Nikoliç.

Ai ka falënderuar Bjellorusinë dhe presidentin e saj Lukashenko i cili, sipas presidentit serb, “nuk e ka lënë anash Serbinë në momentet e vështira”, siç është vizita e tij në Serbi gjatë vitit 1999 kur Serbia kishte nisur luftën e ashpër kundër Kosovës. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy