
“Ne do te fitojmë!” Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në përvjetorin e dytë të ndërhyrjes ushtarake ruse, në një video të publikuar nga presidenca ukrainase.
“Ne po luftojmë për këtë, prej 730 ditësh të jetës sonë. Dhe ne do të fitojmë, në ditën më të bukur të jetës sonë”, tha ai gjatë një ceremonie përkujtimore në aeroportin ushtarak Gostomel pranë Kievit, skena e një beteje kyçe me rusët, në ditët e para të ndërhyrjes ushtarake.
Zelensky u takua me kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin kanadez Justin Trudeau, kryeministrin belg Alexander De Croo dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në vendin e betejës së vitit 2022 për aeroportin Hostomel në Oblast të Kievit.
Liderët perëndimorë mbërritën në Kiev me tren më herët më 24 shkurt për të treguar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën gjatë kohës së luftës .



