Një skenar si ai i 2016-s? Biden ka shumicën e votave, por mund të humbasë

Një skenar si ai i 2016-s? Biden ka shumicën e votave, por mund të humbasë

Biden mund të marrë më shumë vota, megjithatë kjo nuk i garanton fitoren. Nëse ndodh kjo, do të ishte një përsëritje e asaj që ndodhi në zgjedhjet paraardhëse, në 2016-n, kur Trump mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, pavarësisht se Hillari Klinton kishte 3 milionë vota më shumë.

Ndërsa pritet të numërohet vota e disa shteteve, Joe Biden tashmë ka siguruar numrin më të lartë të votave në historinë e zgjedhjeve presidenciale të SHBA.

Sipas Associated Press, Biden ka deri tani në total 69 629 972 vota, duke tejkaluar 69 498 516 vota që mori Barak Obama në 2008. Kjo rritje mendohet se ka ardhur pjesërisht për shkak të pjesëmarrjes më të lartë të votuesve në zgjedhje.

Gara për Shtëpinë e Bardhë, megjithatë, mbetet shumë në ekuilibër, me disa shtete kyçe që nuk e kanë mbyllur ende numërimin dhe Trump, i cili e ndjek Biden me më pak vota dhe me pretendimin se ka fituar dhe do të shkojë në gjykatë nëse nuk deklarohet fitues.

Kjo ndodh sepse Kolegji Elektoral në SHBA cakton një numër të caktuar të ‘votave’ për shtet, në vend që të ketë një garë të drejtpërdrejtë ku fiton ai që merr më shumë vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy