OBSH jep alarmin për antibiotikët/ Alimehmeti: Përdorimi i tepruar dhe i gabuar përshpejton antibiotiko-rezistencën

OBSH jep alarmin për antibiotikët/ Alimehmeti: Përdorimi i tepruar dhe i gabuar përshpejton antibiotiko-rezistencën

OBSH ka dhënë alarmin se antibiotikët nuk po funksionojnë më për shkak rë rezistencës që po japin.

 

Drupal Ad

 

 

 

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN” foli për procesin e ‘antibiotikorezistencës’ që del rrjedhimisht nga kjo.

Nuk është se antibiotikët nuk po funksionojnë fare dhe dolën nga përdorimi për është ajo që po krijohet procesi që është ‘antibiotikorezistenca’. Që do të thotë, shumë baktere po fillojnë dhe po krijojnë shumë rezistencë nga antibiotikët që ne kemi.

Situata nuk është se ndodhi sot, për vitin e kaluar në shkallë globale ka pasur 1 milionë e 300 mijë humbje jete për shkak të antibiotikorezistencë. Pra, infeksioni me baktere që nuk kanë mundësi të trajtohet. Që dmth trupi o i kalon vet, dhe kthehet te ajo periudha sikur nuk kishin pasur antibiotik.

Dr.Alimehmeti shpjegon se përse antibiotikët nuk funksionojnë më në masë.

Bateria është formë jete dhe sa herë e vendos ti një forme jete ndaj një rreziku , forma jetës fillon dhe përshtatet, kjo ndodh me ciklet e jetës, bakteret kanë një cikël jete të shkurtër dhe si rrjedhojë ndodh më shpesh, nuk është një diçka që ne nuk e njohim por antibitiokorezistenca nga njëri krah menaxhohet por mund ta menaxhohesh, të japësh aty ku duhet, jo kot.

Pra, përdorimi i tepruar i antibiotikëve ose i gabuar përshpejton këtë lloj procesi.

Mjeku Alimehmeti foli edhe për infeksionin bakterial të rrezikshëm që po përhapet në Japoni.

Sipas tij, rreziku i përhapjes këtu është shumë i ulët.

Ajo që bëri bujë është fakti se kemi një rritje rastesh të humbjes së jetës, një lloj dyfishimi, me 30% të shkallës së vdekshmërisë.

Ky është një lloj infeksioni i streptokokut i tipit A, që është shumë më i rrallë, që jep një sindromë të rëndë, që njihet si ‘sindroma e shokut toksik streptokoksik” e cila ka një shkallë mortaliteti të lartë.

Ka dekada që ky lloj infeksioni është identifikuar në Japoni, dhe është një lloj infeksioni streptokokut që në 50% të rasteve të cilat i dimë si hynë dhe pjesën tjetër është ende e paidentifikuar.

Nuk ka rrezik për këtu te ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy