
Kukësi do të zhvillojë një minifazë përgatitore në Turqi, konkretisht nga data 4 deri më 16 janar. Kampionët e vendit do të stërviten në Antalia, ku gjatë 12 ditëve të qëndrimit në këtë kamping do të testojnë edhe lojtarë të ndryshëm, kandidatë për të përforcuar ekipin.



