
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën e kthimit të Kupës, mes Partizanit dhe Kukësit.
Verilindorët kanë bërë surprizën, teksa e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh të një goli.
Në minutën e 22-të, ishte Hasaj, i cili me një supergol me të majtën, i dha avantazhin Kukësit.
Kujtojmë se në ndeshjen e parë, Partizani fitoi 0-1 dhe tashmë në pjesën e dytë, të dyja skuadrat do të kërkojnë kualifikimin për në gjysmëfinalen e Kupës.



