
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri të ndodhur paraditen e sotme në Sarandë.
Në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç,.
I plagosuri është dërguar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



