Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, 25-vjeçari Xhesion Toromëni, autor i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 19 gushtit në ambientet e jashtme të një lokali në Kryekuq të Divjakës, ku pas dy goditjeve me thikë humbi jetën 32- vjeçari Besmir Kumria
Menjëherë pas krimit autori u largua gjakftohtë në errësirën e natës, por u kap pas disa orë përndjekje nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Nga hetimet paraprake dyshohet se Xhesion Toromëni e ka vrarë 32- vjeçarin pasi familjet e tyre kanë patur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat megjithatë motivet ende mbeten të paqarta.
Besmir Kumria punonte në zonën e Himarës gjatë muajve të verës së bashku me vëllain e tij ndërsa autori për 7 vite nuk kishte shkelur në Kryekuq.
Në fakt motivet mbeten ende të paqarta ndërsa sot autori do të dalë para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja Aurora Tushe.
Mbi 25-vjeçarin rëndojnë veprat e rënda penale “ Vrasja me paramendim” dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”



