Deputeti i PD Xhelal Mziu e konsideroi buxhetin për vitin 2025, si më të keqin sa i përket përfitimit të qytetarëve.
Duke folur në MCN Live Mziu theksoi se ndonëse buxheti është dyfishuar, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me pensionet.
Sipas Mziut vitin e ardhshëm do të kemi pensione më të ulëta, nëse marrim parasysh rritjen e inflacionit".
“Buxheti ka filluar të diskutohet që ditën e djeshme dhe do të mbyllet sot në darkë. Është buxheti më i keq sa i përket përfitimit të qytetarëve. Mazhoranca dy elementë përdor, buxheti më i madh në 34 vite, dhe bën sikur ka shpikur rrotën. Së dyti përmend gjysmëgjelin që do marrin pensionistët në fund të vitit, është absurde. Sot kemi 790 mijë pensionistë. Kemi më shumë pensionistë se sa të punësuar. Kemi pasur një koeficent 4 të punësuar me 1 pensionist, sot është më pak se 1 me 1. Sot që flasim 160 mijë lekë të vjetra ose 160 euro është pensioni mestar, më shumë se 70 për qind e kanë nën minimumin jetik. Meqënëse buxheti është dyfishuar, ti pse s’e dyfishon. Vendet e rajonit e kanë deri në 400 euro pensionin msetar. Rama blen vota. Është parashikuar inflacioni 3 për qind, rritja e pensioneve vetëm 1 për qind”.
Mziu theksoi se nuk është mbështetur bujqësia, ndërkohë që janë rritur koncesionet në raport me vitet e kaluara.
“Disa nga sektorët kryesorë që kanë humbur. Bujqësia kontribuon te buxheti i shtetit, 20 për qind e GDP, dhe është vetëm 0,68 për qind e buxhetit. Kemi vetëm 44 milionë euro që do shkojnë për bujqësinë. Një bujk në Shqipëri do marrë zero lekë nga fondet e IPARD 3. Serbia mori 288 milionë euro nga BE. Do kemi pensione më të ulëta vitin tjetër për shkak të inflacionit, nuk mbështetet bujqësia, dhe koncesionet janë rritur në raport me vitet e kaluara. Bujqësia është në situatë kritike”.
Mziu tha që 60 për qind më shumë për çdo invidit është rritur borxhi publik.



