Marin Suli, sekretar i OMONIA-s tha në studion e emisionit "Zonë e lirë" në MCN Tv se kreu i Bashkisë Himarë Vangjel Tavo ka krijuar Himara Invest SHPK në mënyrë që të privatizojë pronat publike.
Himara Invest është shpikje që ka bërë Vangjel Tavo me të vetët për të bërë një SHPK me anë të së cilës ai synon të administrojë të gjithë pronat dhe asetet e Himarës.
Deri tani nuk ka guxuar ta bëjë as Veliaj, as Balluku. Është gjë që e ka bërë vetëm Tavo. Është shpikje e Tavos.
Është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar private do të thotë që pronat publike Tavo do t’i privatizojë dhe t’i kthejë si asset privat të një SHPK-je ku ortak i vetëm do të jetë vetëm Vangjel Tavo.



