Fitorja e Melonit, Çipa: Ia doli të kapitalizojë skepticizmin që lidhet me BE, pa qenë vetë euroskeptike

Fitorja e Melonit, Çipa: Ia doli të kapitalizojë skepticizmin që lidhet me BE, pa qenë vetë euroskeptike

Akri Çipa, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, thotë se Giorgia Meloni i fitoi zgjedhjet në Itali falë aftësisë për të kapitalizuar skepticizmin në lidhje me BE-në, pa qenë vetë një euroskeptike. Në studion e lajmeve të MCN TV, Çipa tha se lidhur me qasjet e zonjës Meloni në raport me politikat europiane duhet parë mënyra sesi ajo do të qeverisë pasi ta marrë drejtimin e vendit.

Mendoj se duhet ndarë, disa prej zhvillimeve nuk lidhen direkt me Brukselin. Ka një lloj trendi të Brukselit për të qendërzuar vendimmarrjen dhe në disa vende kjo është pasqyruar me një ndjenjë euroskepticizmi.

Zonja Meloni ka ditur të kapitalizojë skepticizmin në fjalë pa qenë vetë euroskeptike. Zonja Meloni ka qenë kritike ndaj këtyre politikave, sidomos atyre të emigracionit. Besoj se ka vend për të parë si do të qeveriset aktualisht.

Sa i takon qëndrimit lidhur me integrimin e Ballkanit në BE, Çipa tha se nuk pret ndryshime nga ana e qeverisë së re italiane.

Duhet të ketë koordinim të kujdesshëm me aleatët e saj, zotin Salvini dhe Berlusconi.

Do të jetë e rëndësishme gjetja e një mënyre për të ecur përpara. Ka pasur skepticizëm. Sa i takon zgjerimit në vendet e Ballkanit, shpresa është të mos ketë ndyshim në këtë qasje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy