Zv/Ministri Bejtja : Berisha dhe Basha, strumbullarët e gropave që ne vazhdojmë te mbushim edhe sot

Zv/Ministri Bejtja : Berisha dhe Basha, strumbullarët e gropave që ne vazhdojmë te mbushim edhe sot

Në 1-vjetorin e nisjes së aksionit për mbledhjen e borxheve nga debitorët e energjisë elektrike, Zv/Ministri i Energjisë dhe Industrisë e ka quajtur të suksesshme reformën e ndërmarrë nga qeveria shqiptare në këtë sektor. I ftuar në studion e Tema Tv, Zv/Ministri i Energjisë, Ilir Bejtja tha se ky aksion i ka dhënë rezultatet ne sistemin Elektroenergjitik Shqiptar dhe se performanca e KESH-it është totalisht e rritur. 89 % e familjarëve shqiptare dhe 93 % e bizneseve paguajnë rregullisht faturën e energjisë elektrike, ishin shifrat e deklaruara nga Ministri. Sa i takon marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet KESH,OSHEE dhe Hec-eve private, Ministri tha se gjithcka po shkon drejt shlyerjes së detyrimeve dhe se aktualisht KESH nuk ka asnjë detyrim financiar ndaj Hec-eve private. I pyetur për komentin e tij lidhur me akuzat e opozitës për aferën e CEZ, Zv/Ministri i cilësoi ato teknika adhamudhiane dhe një gënjeshtër të madhe të kreut të opozitës ndërsa raportin e KLSH-së për energjinë e quajti politik dhe të pavërtetë. Zv/Ministri shkoi edhe më tej kur u shpreh se strumbullari i gropave në sektorin e energjisë të cilat qeveria shqiptare vazhdon t’i mbushë edhe sot janë ish kryeministri Sali Berisha dhe kreu aktual i PD, Lulzim Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy