Arrestimet/ EULEX bastis shtëpinë e Thaçit dhe Veselit, zbarkojnë dhe në zyrat e PDK (VIDEO)

Arrestimet/ EULEX bastis shtëpinë e Thaçit dhe Veselit, zbarkojnë dhe në zyrat e PDK (VIDEO)

Një ditë pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale, EULEX në Kosovë ka nisur bastisjen në disa zona në Kosovë.

Përfaqësuesit e institucionit kanë hyrë fillimisht për kontroll në shtëpinë e Presidentit të dorëhequr Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, teksa janë parë dhe në zyrat e PDK-së. Aty gjendet edhe Policia e Kosovës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka konfirmuar se është duke kryer operacione në Kosovë.

Përmes një njoftimi drejtur mediave, ZPS’ja ka njoftuar se aksionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe EULEX’it.

 “Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.

Figurat historike të PDK, Thaçi dhe Veseli pasi dje iu konfirmuan akuzat kanë udhëtuar për në Hagë ku janë vendosur menjëherë në paraburgim.

Ata së bashku me një sërë ish-luftëtarë të tjerë UÇK si Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi etj akuzohen nga Prokuroria Speciale e Hagës për rreth 100 krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë luftës Kosovë-Serbi dhe më pas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy