Rama shkarkon gjithë sekretariatin e PS në Asamble, zëvendësimi në shtator

Rama shkarkon gjithë sekretariatin e PS në Asamble, zëvendësimi në shtator

Në mbledhjen e prag mbrëmjes së të enjtes të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila u mbajt me dyer të mbyllura për afro 50 minuta, Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar të gjithë sekretariatin. Pas shkarkimit të sekretariatit, u vendos që zëvendësimi i tyre të bëhet në muajin shtator. Vetëm Damian Gjiknuri u zëvendësua si Sekretar i Përgjithshëm, ndërsa në vend të tij u emërua Bledi Klosi. Në përfundim të Asamblesë, Gjiknuri tha shkurt për mediat, “Më mirë do bëhet”. Sakaq një tjetër ndryshim gjatë asamblesë ishte Bledi Çuçi si kreu i grupit parlamentar, duke zënë vendin e Taulant Ballës, i cili më herët u emërua ministër i Brendshëm, post që e mbante po Çuçi. Sekretariati i shkarkuar 1-Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi 2-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji 3-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj 4-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti 5-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj 6-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj 7-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko 8-Sekretari për Migracionin, Laert Dura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy