
Presidenti amerikan Joe Biden, propozon David J. Kostelancik, diplomat me karrierë 30 vjeçare, për të shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Njoftimi bëhet i ditur nga Shtëpia e Bardhë ku thuhet:
David J. Kostelancik, nga Illinois, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Klasa Ministër-Këshilltar, për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë.
Propozimi do të paraqitet në senatin amerikan ku para se të kalojë për miratim, do të mbahet një seancë dëgjimore.
Herën e parë të propozimit, Kostelancik nuk kaloi në senat për shkak të tejkalimit të afateve dhe krahas tij edhe emrat e të propozuarve të tjerë për ambasador.



