
Presidenti Joe Biden është takuar me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe i ka thënë këtij të fundit se SHBA u tregua e ngathët në lidhje më një pakt sigurie të nënshkruar midis vendit të tij, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë, marrëveshje në të cilën Franca humbi miliarda.
Ky ishte takimi i parë midis dy liderëve që nga marrëveshja e paktit Aukus që do t’i lejojë Australisë të ndërtojë nëndetëse me energji bërthamore. Aukus ndezi një konflikt me Francën, e cila humbi një marrëveshje prej 37 miliardë dollarësh me Australinë.
Macron tha se ishte e rëndësishme që të përqendrohemi tek e ardhmja. Takimi mes dy presidentëve u zhvillua në ambasadën e Vatikanit të Francës në Romë, Villa Bonaparte dhe ishte pjesë e një serie takimesh mes presidentit të SHBA-së dhe liderëve botërorë përpara samitit të G20 të ekonomive të mëdha.



