Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, thotë se fitorja e Partisë Socialiste do të jetë e thellë në zgjedhjet e 25 qershorit. Gjatë intervistës së mbrëmshme në “Opinion”, Veliaj tha se marrëdhëniet me Saimir Tahirin i ka akoma më të mira se sa kur Tahiri ishte në qeveri, kjo sipas tij për shkak se tani punojnë të dy për PS në Tiranë dhe takohen më shpesh.
“Na lidh fakti që ai është drejtues i PS-së Tiranës. Ne sapo ishim bashkë në Kombinat. Jemi bashkë në të 24 njësitë. Ajo që mundohemi është që të shumëfishohemi në territor. Unë besoj se do t’i japim Tiranës një fitore spektakolare”, tha Veliaj.



