“25 prilli, referendum”/ Meta: Partitë politike të distancohen nga figurat me probleme

“25 prilli, referendum”/ Meta: Partitë politike të distancohen nga figurat me probleme

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat tha se partitë në zgjedhjet e 25 prillit, duhet të garojnë me figura me integritet.

Presidenti Ilir Meta përsëriti thirrjen për partitë politike që të heqin nga listat figurat me probleme. Nga Korça, ai tha se në lista duhet të jenë vetëm emra që përfaqësojnë denjësisht qytetarët.

 “Fakti që ne kemi bërë një ligj për dekriminalizimin, tregon që ky ka qenë problem serioz i politikës tonë. Është e domosdoshme që me 25 prill të tregohet një vullnet nga të gjitha provat politike dhe qytetarët shqiptarë për tu distancuar nga figurat që nuk përfaqësojnë qytetarët, interesin e tyre më të lartë publik dhe kanë probleme. Partitë duhet të jenë në garë për figura sa më me integritet.”

Kreu i shtetit deklaroi se 25 prilli do të jetë referendum, që do të çojë Shqipërinë drejt të ardhmes evropiane.

“E padiskutueshme, do të jetë një referendum shumë herë më i rëndësishëm sesa ai i nëntorit ’94, për të ardhmen e popullit shqiptar, sepse është vënë në dyshim e ardhmja evropiane e Shqipërisë.”

“Edhe të merresh me kumar edhe të citosh biblën nuk shkon”, u shpreh Meta ndërsa u pyet për akuzat e fundit të Fatos Nanos, duke mos pranuar të japë më shumë detaje.

 Presidenti Ilir Meta këto komente i bëri në Korçë, teksa ndodhej për një vizitë në Myftininë e zonës për dhurimin e gjakut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy