Gazetari Denis Dyrnjaja tha në studion e MCN Live se edhe pse kryeministri Rama nuk e pranon, duket se ‘karroca’ e integrimit të Shqipërisë në BE ka mbetur.
Duke vijuar Dyrnjaja tha se ajo që po ndodh në SPAK dhe GJKKO me shumë elementë të mazhorancës ka krijuar shqetësim në Bruksel.
Sipas gazetarit, një tjetër problem i madh është sasia e vogël e konfiskimeve të pasurive të ardhura nga krimi i organizuar dhe korrupsioni i zyrtarëve të lartë.
Karroca e integrimit ka mbetur dhe pse Rama nuk e pranon këtë gjë.
Ajo që po ndodh me SPAK dhe GJKKO në raport me shumë elementë të mazhorancës ka krijuar shqetësim në Bruksel. Gjërat nuk mund të mbulohen me propagandë, apo me përgjithësime ‘Shqipëria ka bërë detyrat’.
Detyrat janë dukshmëria e të gjithë të gjithë rezultateve që në fund nuk mbyllen me demagogji, por me veprime dhe akte konkrete.
Kemi shumë për të bërë në raport me çështje të zbatimit të ligjit, i kemi ligjet por nuk i zbatojmë ato. Ka pikëpyetje të mëdha në çështjet e zbatimit të goditjes së korrupsionit në nivele të larta. Kemi një problem shumë të madh. Reforma në drejtësi u bë për të pasur rezultat në goditjen e aseteve kriminale, ose të vënë nga korrupsioni dhe konfiskimi që është elementi bazik fundor është në nivele shumë të ulëta. Vetëm 1.94 mln euro të vendosura nga krimi i organizuar dhe korrupsioni janë konfiskuar.



