PD do të mbledhë grupin parlamentar, aleatët sytë nga Basha 

PD do të mbledhë grupin parlamentar, aleatët sytë nga Basha 

Lulzim Basha vetëm 1 orë para fillimit të seancës plenare do të mbledhë në selinë blu deputetët e grupit parlamentar për të diskutuar mbi strategjinë dhe linjën opozitare që do të ndjekë Partia Demokratike me rikthimin e saj në parlament pas 2 vitesh mungesë.

Ajo çka pritet me interes të lartë është vendimi që kryedemokrati Basha do të marrë për çështjen Berisha, pas kërkesave të përsëritura të SHBA-së për ta përjashtuar ish-liderin demokrat nga kjo parti.

Edhe aleatët e Partisë Demokratike, sytë i kanë nga Lulzim Basha. Krijimi i një grupi parlamentar më vete për ta nuk duket i lehtë, pa huazimin e tre deputetëve nga ana e liderit demokrat, ndonëse ende nuk ka një takim zyrtar mes palëve për të shqyrtuar edhe kërkesat e tyre.

Lëvizja për zhvillim kombëtar që drejtohet nga Dashamir Shehi, Partia Agrare Ambjentaliste qe drejtohet nga Agron duka, PBDNJ e Vangjel Dules dhe PDIU-ja e Shpëtim Idrizit do ta kenë të vështirë krijimin e një grupi parlamentar pa ndihmën e Lulzim Bashës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy