
Hetimet ndaj biznesmenit Ergys Agasi janë zgjeruar edhe në aspektin pasuror që dyshohet se janë përfituar nga aktivitete korruptive të lidhura me AKSHI-n.
Siç raporton për “MCN live”, gazetari Arsen Rusta, së fundmi, edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sekuestruar kompaninë “EATabacco”, e cila rezulton në pronësi të Ergys Agasit.
Sipas dokumenteve të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të siguruara nga MCN tv, masa e sekuestrimit është vendosur nga autoritetet tatimore.
Ende nuk dihet detyrimi konkret financiar që kompania i ka shtetit.
Ergys Agasi ndodhet në kërkim nga SPAK në lidhje me aferën e AKSHI-t, ndërsa kompania “EATabacco” po ashtu është nën hetim nga SPAK në një dosje tjetër që lidhet me kontrabandën e cigareve.
Sipas burimeve të MCN, pas zhdukjes dhe tjetërsimit të rreth 600 shisheve verë, SPAK ka sekuestruar disa asete, përfshirë automjete dhe pasuri të tjera.
Ende nuk është konfirmuar se kujt i përkasin këto pasuri, nëse janë në pronësi të z. Agaso apo të z. Beqiraj.



