Tensionet në veri të Kosovës, bllokohet rruga në Rudarë

Tensionet në veri të Kosovës, bllokohet rruga në Rudarë

Mediat në Kosovë raportojnë se qytetarët serbë kanë filluar të mblidhen në Rudarë dhe kanë bllokuar rrugën.

Bëhet me dije se në këtë zonë dhe në Mitrovicën e veriut janë dëgjuar sirenat e policisë, ashtu sikurse informohet për prani të ambulancave.

Mësohet se grumbullimi i njerëzve vjen pas arrestimit të Dejan Pantiq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, megjithëse ende nuk ka një reagim zyrtar.

Ndërkohë presidentja Vjosa Osmani është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesit e partive politike në lidhje me zgjedhjet në komunat në veri të vendit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy