Për shkak të problemeve që shkaktoi pandemia e koronavirusit edhe në sektorin e modës, Dhoma e Modës në Itali ka vendosur të mbledhë stilistët e saj në një sfilatë për meshkuj, për të ringritur sërish këtë sektor. Eventi do të realizohet në ambient të mbyllur duke respektuar masat e sigurisë.
Pas 15 vitesh, këtij eventi do t’i bashkohen edhe Dolce & Gabbana, për të treguar unitet dhe dëshirë për ta çuar përpara sektorin e modës në Itali.
“Ky është një mesazh i rëndësishëm i unitetit dhe solidaritetit në një moment kaq të vështirë, gjithashtu ka një vlerë simbolike”, tha Carlo Capasa, president i Dhomës së Modës në Itali.
Capasa kërkoi nga Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana që të bashkohen me Dhomën e Modës, pasi kompania në muajin prill mori pjesë në projektin e solidaritetit "Itali, ne jemi me ju" të nisur nga shoqata, e cila dhuroi ventilatorë dhe materiale të tjera mjekësore në shërbimet e Mbrojtjes Civile gjatë koronavirus pandemi. "Ata morën pjesë me zemërgjerësi, ky është një moment bashkëpunimi ndërsa ne punojmë për të ruajtur sistemin dhe industrinë tonë", tha Capasa.
Capasa tha gjithashtu se rreth 40 marka tashmë kanë rënë dakord të marrin pjesë në event.



