Martesa brenda një gjinie te bashkia, Meksi: Nuk ka vlerë ligjore, duan ta çojnë në Kushtetuese

Martesa brenda një gjinie te bashkia, Meksi: Nuk ka vlerë ligjore, duan ta çojnë në Kushtetuese

Martesa mes të njëjtës gjini në tarracën e bashkisë Tiranë gjatë së dielës, për avokatin Redon Meksi, nuk ka asnjë vlerë ligjore.

Duke folur për MCN Live, Meksi tha se çdokush ka të drejtë të jetojë, të dashurojë, dhe se kjo pjesë nuk duhet gjykuar por se problemi te rasti konkret është se njëra nga këto dy vajza ka lindur, ka dy fëmijë, bashkëshortja tjetër është mamaja e dy vajzave, po i rrit.

Sipas tij, ligjërisht nuk na lejohet kjo martesë dhe nuk ka asnjë vlerë ligjore.

Dy vajzat mund ta bënin martesën te liqeni, te sheshi, sa për simbol, jo në tarracën e bashkisë.

Ka një rast tjetër për Safet Gjicin që është në burg, kreu një veprim që nuk është i paligjshëm, por e kreu brenda institucionit.

Martesa u krye në tarracën e bashkisë, në institucion shtetëror, promovohet nga bashkia, ambasada amerikane, institucione.

Në fakt nuk është martesa e parë në Shqipëri, pasi nuk ka vlerë ligjore në Shqipëri.

Arsyeja pse ka ndodhur, këto kanë bërë shpalljen e martesës, do marrin një përgjigje jo, këtë përgjigje do e çojnë në gjykatë dhe më pas do e çojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese duke parë vendimet e Strasburgut ka shumë shanse ta ligjërojë.

Në fund fare po kërkojnë një incidencë në Kushtetutë që ai nen mashkull dhe femër kanë të drejtë ta martojnë, ta shfuqizojnë.

Kjo është e mirëmenduar nga ojf-të. Më vjen keq për komunitetin LGBT, se ojf-të e tyre dhe shtyrja me dhunë e këtyre veprimeve.

Po krijohet një ekstrem. Po nxit një lloj dhune.

Kur doli rasti i prindit 1 dhe prindit 2, u acarove? Unë u acarova. Se unë kam mama dhe baba.

Për një pakicë të vogël ti bën ndryshim ligjor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy