FIFA dhe të drejtat e transmetimit, nën akuzë për korrupsion tre ish-drejtues të lartë mediash

FIFA dhe të drejtat e transmetimit, nën akuzë për korrupsion tre ish-drejtues të lartë mediash

Dy ish-drejtorë marketingu të korporatës mediatike “21 Century Fox” akuzohen për korrupsion dhe mashtrim financiar që përfshin përdorimin e telekomunikacionit.

Akuza ndaj tyre u ngrit të hënën pas një hetimi të gjatë të autoriteteve amerikane, thuhet në njoftimin e Departamentit të Drejtësisë.

Hernan Lopez dhe Carlos Martinez akuzohen se nëpërmjet rryshfetit kanë marrë të drejtat e transmetimit në Copa Libertadores dhe turnetë e tjera. Prokurorët e çështjes thanë që Lopez dhe Martinez përmes ryshfetit arritën të kenë akses "në informacione konfidenciale të ofertave për të drejtat e transmetimit të turneve të Kupës së Botës 2018 dhe 2022 në Shtetet e Bashkuara, të drejta që Fox arriti t’i siguronte".

E njëjta akuzë rëndon edhe mbi Gerard Romy, ish-drejtori i përgjithshëm i kompanisë mediatike spanjolle Imagina Media Audiovisual SL, dhe ndërmarrjen e marketingut sportiv uruguaian Full Play Group S.A. janë akuzuar gjithashtu për ryshfet ndaj zyrtarëve të futbollit.

Në vitin 2017, Fox Sports dhe disa rrjete të tjera të transmetimit u akuzuan se i paguan ryshfet FIFA-s për të drejtat e transmetimit të futbollit. Alejandro Burzaco, ish-CEO i firmës argjentinase të marketingut sportiv Torneos y Competencias, tha se kompanitë mediatike — të cilat përfshinin Grupo Televisa SAB, Media Pro, Globo, Full Play Argjentina dhe Grupi i Trafikut —i kishin dhënë ryshfet FIFA-s për të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të futbollit.

Në vitin 2015, Fox-it iu zgjatën të drejtat e transmetimit të Kupës Botërore, përmes një vendimi të diskutueshëm që nuk që përmbante asnjë proces ofertash me media të tjera për të drejtat në SHBA. Fox Sports transmetoi Kupën e Botës 2018 dhe Kupën e Botës për femra 2019 dhe ndërkohë i kishte siguruar të drejtat për Kupën e Botës 2022.

Ai gjithashtu ka të drejtat për Kupat Botërore 2022 dhe 2026, Kupën Botërore të Grave 2023 dhe një mori garash të tjera të FIFA-s, si Kupa Botërore e FIFA Futsal 2024, Kupa Botërore FIFA U-20 2023 dhe 2025 dhe Kupa Botërore e Femrave FIFA U-20 2024 dhe 2026.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy