
Numri i rasteve të reja me Covid-19 vijon të jetë në rënie.
Përgjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar vetëm nëntë raste të reja, të cilat kanë dalë nga 3 340 testime.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 4 raste në Tiranë, Shkodër, 1 në Vlorë.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.



