Ekspertja e arsimit Irsa Ruçi: Mësimi online dështoi, gjysma e studentëve nuk u futën dot në provime

Ekspertja e arsimit Irsa Ruçi: Mësimi online dështoi, gjysma e studentëve nuk u futën dot në provime

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri me dije këtë të martë se në vitin shkollor 2021-2022 në skemën mbështetëse të qeverisë do të shtohen dhe nxënësit e klasave të 8 dhe të 9. Në lidhje me këtë temë dhe mbi paqartësitë që çdokush ka në fillim të këtij viti shkollor, e ftuar në studion e MCN TV ishte ekspertja e arsimit Irsa Ruçi.

Ruçi u shpreh se nëse ne do të quajmë një sukses mësimin online, atëherë do të pranojmë që arsimi ka dështuar, pasi mësimi në bangat e shkollës është formimi i një qytetari. Ndërkohë më tej ekspertja shtoi se mësimi online ka treguar një tjetër dështim edhe te studentët, pasi një pjesë e madhe e tyre nuk ka mundur të hyjë në provime.

1-Sa kushtojnë librat që jepen falas, dhe në dijeninë tuaj kur është prokuruar blerja e këtyre teksteve?

Të mbulosh arsimin bazë me tekste që një familje nuk mund t’i blejë, është për t’u përgëzuar.

Besoj që shtetit nuk i kushton aq, në kuptimin që do të ishte më mirë që fëmijët të blinin ato tekste shkollore apo të dhuroheshin nga shteti. Pra shtetit nuk i kushton aq dhe do të doja që kjo të gjente një shtrirje në të gjithë vendin, të ishin entuziast të gjithë ato familje që të mësojnë dhe përshtaten me atë. Për një fëmijë që prindi nuk ka mundësi ti blejë, shteti duhet t’ia mbulojë ato shpenzime. Arsimi i një fëmijë ka shpenzime dhe do të ishte mirë që të mbuloheshin të gjitha bazat për arsimin e detyrueshëm.

2- A u shpërndahen librat falas edhe shkollave private?

Detyrim duhet të ndihet për çdo fëmijë që nuk ka mundësi t’i përballojë familja, por për ato familje që kanë mundësinë është diskutim që nuk zë vend.

3-Ndërkohë nuk ka ende një vendim final se si pritet të zhvillohet ky vit shkollor. Sipas jush si duhet organizuar? A duhet sërish një alternim mes prezencës fizike dhe asaj online?

Është një fatkeqësi që mësimi zhvillohet online, shoh studentët që e kanë të vështirë të përshtaten, imagjino hallkat më poshtë. Duhet socializimi, arsimi virtual e ka shkëputur. Po prodhojmë të rinj që do të jenë tepër të dhunshëm. Kam frikë për pasojat sociale që do të ketë.

Nëse themi se ka qenë sukses mësimi online, atëherë pranojmë që arsimi është dështim. Por mësimi në banka është formimi i një qytetari. Nëse ne themi që mësimi online ishte sukses, atëherë ne kemi dështuar në formimin e qytetarit.

Një njeri për shembull, një sportist i talentuar që ndoshta nuk është mirë në matematike e të tjera, ne themi që është ngelës, por në fakt arsimi virtual po i largon fëmijët nga talenti, nga ajo që është vetvetja. Po e çojmë në drejtimin që të marrë bazën, por jo njeriun që të ketë talentin e të ecë në jetë.

4-Për herë  të parë u vendos dhe regjistrimi i nxënësve të klasave të para por edhe të dhjetat nëpërmjet portalit e-Albania. Ka pasur paqartësi në këtë pjesë ku prindërit nuk i kanë regjistruar dot në shkollat që dëshirojnë. A duhet të vijojë të aplikohet kjo metodë?

Që regjistrimi duhet bërë nga e-Albnaia ne duhet të përshtatemi që të mos ketë më atë ngarkesën në shkolla. Sa funksionon këtu, besoj që viti i parë ka sjellë disa shqetësime. Kam vënë re që në Tiranë funksionojnë gjërat ndryshe nga se funksionojnë në rrethet e ndryshme.

Më tepër se regjistrimi online më shqetëson se si po ndodh, ne duhet të kalojmë drejt këtij stadi. Procesi online lejon që të bëhet ndarja nëpër shkolla sipas ndarjes administrative dhe kjo do të eliminojë ato konfliktet që një prindër mund të sjellë duke kërkuar fëmijën ta regjistrojë në shkollë tjetër.

5-Në lidhje me rikthimin e studentëve në auditor. A ka sinjale se vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për studentet, keni dijeni? Duhet të ndodhë sipas jush?

Nuk mund të detyrosh dikë për diçka që ndoshta nuk e do, është liria e një të rrituri nëse do të marrë një hap apo jo. Një i ri e ka ndërgjegjen që nëse do të mbrojë veten e di si ta mbrojë, pra ti i tregon rrugën, por nëse nuk do, duhet respektuar vendimi.

Për rikthimin në auditorë mendoj që është një domosdoshmëri, sepse duhet të rikthehen pasi mësimi online nuk ka qenë efektiv. Ka qenë fatkeqësi që mësimi online është reflektuar në provime. Gjysma e nxënësve të mirë nuk kanë mundur të hyjnë në provime.

Por në fund është liria e një të riu nëse do të ndjekë atë proces apo jo. Sistemi arsimor i lartë është në ngërç, sepse shihet në nivelin që të rinjtë frekuentojnë.

6-Çfarë nuk duhet përsëritur në këtë vit, pra çfarë mësuam nga viti që lamë pas?

Kam një teori timen, arsimi ka nevojë për revolucion. Nuk duhet bërë asgjë që është bërë për 20 vite, duhet të shkundet nga themelet dhe të vishet me një tjetër frymë. Ka më shumë se 30 vite që ne mbajmë mentalitete, por ne duhet t’i thyejmë ato. Për një periudhë 10-vjeçare do të shohim se sistemi arsimor është i thyer. Ne duhet ta pastrojmë arsimin nga ai krimbi që ka brenda, këtë e kam vënë re në terren dhe duke biseduar me prindër ne vëmë re se ku çalon sistemi arsimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy